“Po bëni zonjën ushtare, jo kryeparlamentaren”/ Gjylameti i kthehet kundër Ina Zhupës: Gjuhë e patolerueshme që nxit dhunë jashtë sallës

30/05/2024 13:39

Deputetja Blerina Gjylameti ka marrë fjalën pas deputetes demokrate Ina Zhupa, ku ka dënuar gjuhën e kësaj të fundit, të përdorur ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla.

“Njohuritë tuaja janë të cekëta por do duhet të konsultoheni para se të shkaktoni një precedent që nuk ka ndodhur ndonjëherë në këtë Kuvend. Merrni përsipër të bënin zonjën ushtar, në cilën veprimtari të Këshillit të ministrave është mocioni debat për Ukrainën apo për Srebenicën.

Ju folët për veprimtari të Këshillit të Ministrave, zonja kryetare citoni nenin 89 pikën 3, nuk pyesni juristët sesi lexohet neni. Gazetarët hiqen, nuk është asnjë e drejtë që t’i hiqni. Ktheni gazetarët në sallë, mos cenoni lirinë e medias. Kjo është qasje diktatoriale.”-u shpreh deputetja e PD Ina Zhupa.

“Është e prapanueshme kjo gjë. Duhet të jemi ne ata që nuk duhet të nxisim dhunë, nuk duhet të përdoret gjuhë fyese. Do duhej të ishte ndërprerë fjala dhe t’i tërhiqej vëmendja. Nga kjo foltore nxitet ajo që ndodh jashtë kësaj salle, hiqni dorë, ndryshoni gjuhën nga kjo foltore”-ishte përgjigjja e Gjylametit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA