Tjetër tragjedi hekurudhore në Spanjë/ Një tjetër tren del nga shinat në Barcelonë, humb jetën shoferi, plagosen 14 të tjerë 20/01 23:35
Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së një aktoreje të filmave pornografikë, përpara zgjedhjeve të 2016-ës.
Zoti Trump u shpall fajtor për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij. Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur zoti Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidentit demokrat Joe Biden.
Trump, 77 vjeç, ka mohuar akuzat dhe pritet të apelojë vendimin.
Top Channel