Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Milot, me pasojë plagosjen rëndë të një personi. 

Korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda bën me dije se një veturë është përplasur me një trajler. Si pasojë i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur një efektiv i policisë së Lezhës.

Policia bën me dije se kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.

I plagosuri është nisur drejt Traumës, ndërsa me shtetasin e huaj po kryhen veprimet procedurale.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një kalim i gabuar i veturës, duke dalë në rrugë dhe duke i prerë rrugën trajlerit.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë trupin e policit nga makina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA