Kreditë, rekord për 4 muaj! Fluks kërkesash në banka, kryesojnë huatë për biznes dhe për të blerë shtëpi

30/05/2024 19:51

Kreditë e reja po vijojnë të rriten me shpejtësi gjatë muajve të parë të vitit.

Shifrat për muajin prill tregojnë se kredia e re arriti në 34 miliardë lekë apo 340 milionë euro 50% më shumë se një vit më parë.

Performanca e mirë është vërejtur përgjatë gjithë katër muajve të parë të vitit duke u rritur në nivelin rekord të 117 miliard lekëve, 35% më shumë se një vit më parë.

Rritjen më të fortë te sektori i kredisë së re në katërmujor e ka pësuar biznesi në vlerën e 82 miliardë lekëve, me rritje 60%. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se bizneset gjithnjë e më shumë po marrin kredi për të investuar, pasi ka një rritje të fortë në zërat e overdraftit dhe për blerje pajisjesh.

Edhe tek sektori i individëve kredia e re pësoi rritje të fortë në prill, ndërsa në katërmujor ishte 19% më lartë krahasuar me një vit më parë.  Huaja për blerje banesash është ajo që po qëndron në nivele më të lartat historike duke arritur në 32 miliardë lekë(marrë parasysh dhe përshtatjen nga kursi këmbimit) rritje me gati 3 herë që nga 2021.

Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë dy viteve të kaluara në nivelin 3.25%, nuk i ka ndalur bizneset dhe individët në investimet e tyre. Rritja e kredimarrjes është një faktor pozitiv që tregon për ecurinë ekonomike të vendit, ndërsa dy sektorët më të rëndësishëm turizmi dhe ndërtimi po vijojnë të performojnë mirë në këto katër muaj, ndërsa inflacioni është stabilizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA