Kina shtyp demokracinë në Hong Kong, gjyqi historik: 14 aktivistë shpallen fajtorë!

30/05/2024 14:30

Katërmbëdhjetë aktivistë pro-demokracisë në Hong Kong u shpallën fajtorë dhe dy të tjerë u liruan nga akuzat në një process gjyqësor historike të cilin kritikët po e përshkruajnë si një tjetër goditje të fortë që i jepet sundimit të ligjit në këtë qytet.

Vendimi në gjyqin më të madh kundër opozitës demokratike atje u dha mbi tre vjet pasi policia arrestoi 47 demokratë dhe bastisi shtëpitë e tyre me akuzën se kishin komplotuar për të përmbysur pushtetin.

Për personat e shpallur fajtorë, dënimi do të jepet në një tjetër datë. Ata rrezikojnë nga tre vjet heqjhë lirie deri në burgim të përjetshëm. Tridhjetë e një të akuzuar pranuan fajësinë dhe katër prej tyre janë kthyer në dëshmitarë të Prokurorisë.

Jam shumë e trishtuar. Kjo është një goditje ndaj qëllimit tonë që është demokracia e vërtetë”-shprehet aktivistja, Alexandra Wong.

Ky rast ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare dhe është parë si një tjetër test për liritë civile të Hong Kongut nën sundimin e Pekinit. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera e kanë cilësuar gjyqin si të motivuar politikisht dhe kanë bërë thirrje që të akuzuarit të lirohen menjëherë.

Në seancën gjyqësore morën pjesë edhe diplomatë të huaj, përfshirë nga SHBA-ja dhe Bashkimi Europian. Në mesin e të dënuarve janë edhe ish-ligjvënësit demokratë, Leung Këok-hung, Lam Cheuk-ting dhe Helena Wong.

Hong Kongu u përfshi në 2019-tën nga protesta gjigante pro-demokracisë dhe kundër planeve të Pekinit për legjislacionin e sigurisë, i cili sipas demokratëve do të shkelte liritë e garantuara kur Hong Kongu u kthye në kontrollin e Kinës më 1997.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA