Joe Biden e lënë nervat me gazetarin: Nuk është se ke përplasur kokën, apo jo…?

30/05/2024 21:08
Presidenti i SHBA, Joe Biden

Presidenti Joe Biden ka humbur durimin me një gazetar, pas pyetjes që ai i bëri.

Gazetari e pyeti Biden-in, nëse ai “ka ndërmend të shërbejë të gjithë mandatin e dytë katërvjeçar ose t’ia dorëzojë pushtetin zëvendëspresidentit Harris nëse fiton zgjedhjet”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit, i cili dukej i nervozuar:

“A je mirë? A je mirë? Nuk je lënduar? A ke rënë dhe ke goditur kokën apo diçka tjetër?”

Republikanët shpesh argumentojnë se votimi për Biden është si votimi për Kamala Harris (presidenti do të jetë 86 vjeç në fund të një mandati të dytë të mundshëm ) dhe sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve dyshojnë në aftësinë e tij për të vazhduar edhe për katër vjet të tjera në Zyrën Ovale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA