Në pallatin mbretëror Buckingham Palace, Mbreti Charles ka pritur në një takim privat ambasadorin e Shqipërisë në Britaninë e Madhe Dr. Uran Ferizi.
Kjo foto duket momenti kur ambasadori i vendit tonë paraqiti letrat kredenciale.
Pati një vonesë për realizimin e dorëzimit të kredencialeve pasi Mbreti Charles u diagnostikua me kancer në prostatë disa muaj më parë e si pasojë minimizoi angazhimet publike.
I pyetur nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu se çfarë bisedoi me Monarkun Britanik ambasadori Uran Ferizi tha:
“Mbreti Charles me lavdëroi për arritjet akademike. I thashë mbretit qe përfaqësoja Shqipërinë, por dhe shqiptarët në Britani, ku plot nga ata janë po aq të suksesshëm, në mos më shumë. I tregojmë se jemi një popull krenar, dhe aleat besnik i Britanisë. I përcolla dëshirën e shtetit shqiptar dhe shqiptarëve që ai të vizitoje Shqipërinë. U tregua shume entuziast, sidomos për të vizituar Butrintin dhe Alpet shqiptare”.
Top Channel