Redaktuan gabim fjalimin e Trump, BBC i kërkon falje presidentit, por refuzon të paguajë kompensim financiar
Një person ka humbur jetën pasi ka rënë në një motor avioni në aeroportin Schiphol në Amsterdam të Holandës.
“Një incident ndodhi pasditen e së mërkurës në platformën e Schiphol, aeroportit, ku një person ra në një motor avioni të ndezur dhe humbi jetën”, tha policia.
Më tej autoritetet sqarojnë se po hetohen rrethanat e ngjarjes. Nuk dihet nëse personi ishte pasagjer apo punonjës.
Pasagjerët ishin në bordin e avionit të nisur për në Billund, në Danimarkën qendrore, kur ndodhi incidenti fatal, tha një deklaratë nga transportuesi ajror KLM.
Aeroporti Schiphol, i cili është një nga qendrat më të ngarkuara të aviacionit në Evropë, e përshkroi ngjarjen si një “incident të tmerrshëm”.
Ky nuk është rasti i parë i vdekjes së një personi në këtë mënyrë.
Në dhjetor 2022, një punonjës i aeroportit vdiq në një aksident në Aeroportin Rajonal Montgomery në Alabama, pasi u ‘gëlltit’ në motorin e një avioni.
Edhe në dhjetor 2015, një inxhinier në aeroportin e Mumbait humbi jetën po në të njëjtën mënyrë.
Top Channel