Donacionet politike anojnë ‘djathtas’ teksa mbesa e Le Pen mbledh më shumë se Macron në Francë (fotot)

30/05/2024 15:32
Partia e Marion Maréchal (majtas) ka marre me shume donacione private ne France

Analistë në Francë zbulojnë se donacionet politike po anojnë tashmë nga e djathta, teksa kontributet private për grupin e vogël nacionalist të mbesës së Marine Le Pen, çuditërisht kanë kaluar ato të dhëna për partinë në pushtet të presidentit Emmanuel Macron.

Grupimi saj ‘Reconquête’ ka marrë €5.5 milionë nga donatorë privatë në 2022, viti kur Macron siguroi mandatin e dytë duke mundur Le Pen, sipas një analize të rrjetit britanik TheGuardian për 15 partitë kryesore në vend.

Shifra ishte disa herë më e lartë se €604,000 që u mblodhën nga partia e Le Pen ‘Mitingu Kombëtar’ (RN), e gjithashtu më tepër se  €3.7 milionë të mbledhura nga ‘Rilindaj’ e Macron, nga donacionet private.

Llogaritjet u bënë nga analistët Transparency Gap dhe disa media partnere, në iniciativën e njohur si ‘Follow the Money’ (Ndiq ku shkojnë paratë) me qëllim transparencën e financave para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

Grupi kishte mbledhur më shumë se 200 raportime financiare të publikuara nga partitë në vitet 2019 deri në 2022.

Platforma e krijuar në 2021 nga komentatori politik francez Éric Zemmour, tha se grupimi ri i djathtë Reconquête ka gjetur mbështetje mes elitave të pasura të Francës, pasi Marion Maréchal u nda nga politika e tezes së saj Le Pen në 2018.

Maréchal tani drejton fushatën e zgjedhjeve evropiane të Reconquête.

Në total Reconquête ka siguruar 22% të të gjitha parave jo-publike në Francë, duke përfshirë tarifa abonimi dhe donacione nga kandidatë e zyrtarë.

Ligji francez garanton privatësinë për të gjithë donatorët, edhe pse publiku nuk mund të dijë se cilat interesa private po financojnë përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

Por në një dokument të publikuar nga rrjeti investigativ Mediapart në 2022 zbuloi se Reconquête kishte siguruar shuma të mëdha nga industrialistë, bankierë, avokatë të lartë e konsulentë, në një deri darkash bamirësie. Një prej emrave më të njohur të donatorëve ishte Chantal Bolloré, motra e miliarderit të mediave Vincent Bolloré.

Reconquête ka shumëfishuar financat e saj dhe me kostot e anëtarësimit që llogariten në  €5.7 milionë.

Partia thotë se deri në 2022 kishte rekrutuar 25,000 anëtarë, 75% e të cilëve kishin bërë donacion €150 secili.

Samuel Lafont, drejtor strategjie te Reconquête, tha se suksesi kishte ardhur nga tre aspekte: faktori i risisë si parti e re, anëtarësia dhe nxitja për donacione.

“Ne i kërkuam njerëzve të bënin donacione anëtarësie, kjo është e zakonshme për botën anglo-saksone por për shumë parti në Francë ishte diçka e re. Shumë parti në Francë nuk kanë njerëz për mbledhje fondesh”, tha ai.

Reconquête ka vetëm një vend në Parlamentin Evropian por shpreson të rritet në pesë ose gjashtë, që i shtohen grupimit të djathtë politik ‘European Conservatives and Reformists’ (ECR). /TheGuardian/

FOTO GALERI
1/3
Parti te tjera te djathta ne PE

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA