Miratimi i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në studion e Top Story nga Grida Duma.
I ftuar në panel, drejtori i përgjithshëm i informacionit në Top Channel , Robert Rakipllari u shpreh ndër të tjera se ky Komisionin është përpjekje për të frenuar punën e SPA. Nga ana tjetër, ai tha se opozita aksionet e saj i ka falë veprimeve dhe hetimeve të SPAK, por sërish e quan organizatë kriminale.
“Në mënyrën si janë zhvilluar ngjarjet për mua, situata është kjo…. Ka një përpjekjeje për ta frenuar punën e SPAK. Kjo është për të frenuar SPAK. Problemi qëndron se kjo qeveri e ka këtë lloj mënyrë për ta frenuar duke pasur një retorikë ndryshe nga qëndrimi që ka, që thonë se e mbështesin SPAK etj.
Nga ana opozita e ka retorikën komplet tjetër, kryetari i partisë së këtyre zotërinjve dhe gjysma e grupit parlamentar thonë se SPAK është organizatë kriminale, kryetari është i kapur nga qeveria… Ka një problem shumë të madh. Pse është ftuar opozita në këtë histori? Duke pasur parasysh që ka këtë retorikë dhe ka një interes për ta frenuar SPAK dhe ajo. Por çfarë ndodh, që kur u bë marrëveshja e parë ka pasur disa synime opozita, heqja e masës së arrestit, dhe këto gjëra nuk ka ndodhur. Pra kreut të opozitës shqiptare sot nuk i intereson interesi publik për të luftuar korrupsionin, por problemi i vet, vula dhe masa e arrestit.
Do doja të kisha sot një opozitë të inkurajonte SPAK. Folën për urdhrat e lëshuar nga SPAK për banda, kundra atyre që janë shtabi elektoral i PS, të gjitha protestat e tyre janë të lidhura me ato që bën SPAK, dhe nga ana tjetër SPAK është organizatë kriminale”, tha ai.
Deputeti Ervin Salianji, i cili ndryshe nga pjesa më e madhe e kolegëve të tij demokratë që nuk votuan, votoi kundër këtij Komisioni, u shpreh se gjithsesi nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhjet e tij.
Duke iu përgjigjur Rakipllarit ai tha se “Nëse ka ndonjë ëndërr, nuk ka për të marrë pjesë opozita”.
“Ne kemi një qëndrim, nuk do marrim pjesë dhe të rrini të qetë për këtë. 6 veta ishin aty, 6 vetë ishin kundër. Nëse ka ndonjë ëndërr, nuk ka për të marrë pjesë. Nuk ka asnjë vijë që bashkon logjikisht një qëndrim që PD qenka kundër SPAK dhe nuk merr pjesë”, tha Salianji.
Momente nga debati:
Top Channel