Është vetëdorëzuar në polici një nga katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi.

Sipas kreu të policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, është dorëzuar vetë në komisariat Dorjan Alia, ndërsa tre të tjerët janë ende në kërkim. Për identifikimin e tyre Policia e Shtetit ka vënë 20 mijë euro shpërblim. Si organizator i sulmit është ndaluar Dritan Nano.

Sipas Vocajt, sulmi ka ndodhur për shkak të detyrës, dhe konkretisht për një gjyq pronësie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA