U identifikua si një nga autorët e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi, kush është futbollisti 26-vjeçar i shpallur në kërkim

29/05/2024 19:27

Një nga katër autorët të cilët kanë dhunuar sot avokatin Sokol Mëngjesi, është identifikuar si Romario Tabaku, aktualisht i shpallur në kërkim.

Mësohet se Tabaku është futbollist dhe deri një vit më parë ka luajtur me Tërbunin.

Kujtojmë se në një deklaratë për mediat Tonin Vocaj, drejtori i Policisë së Tiranës, tha se autorët e sulmit ndaj Mëngjesit, përveç Tabakut, janë Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç dhe Elton Kasaj 33 vjeç.

Tabaku mësohet se ka pritur në makinë tre të tjerët dhe më pas i ka larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA