Thaçi lihet në paraburgim, Gjykata Speciale: Ekziston rreziku që të pengojë procesin gjyqësor nëse lirohet

29/05/2024 14:29

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është lënë sërish masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale.

Vendimi është marrë më 24 maj, pasi turpi gjykues ka konsideruar se po të lihej në liri, Thaçi do të pengonte procesin gjyqësor.

“Në konstatimin e fundit tregon se një rrezik i tillë vazhdon të eksizojë. Paneli e riktheu vlerësimin e tij të mëparshëm se Thaçi ka interesin dhe aftësinë për të ndikuar në procedurat; (ii) ka tentuar të nënvlerësojë KSC-në dhe ka ofruar përfitime për personat të thirrur nga SPO; (iii) ka një pozicion të ndikimit në Kosovë që mund t’i lejojë atij të përfitojë mbështetjen e simpatizantëve; dhe (iv) duke marrë parasysh gjyqin që po vazhdon, ka njohuri të shtuar për provat që mbështesin akuzat e rënda kundër tij.

Për më tepër, ekziston një klimë e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjen në procedurat penale kundër ish-anëtarëve të UÇK-së në Kosovë, çka Gjykata e Apelit ka pranuar si një ‘konsideratë kontekstuale’ relevante. Gjetje të ngjashme u bënë në aktgjykimin për Mustafën dhe vendimin e Apelit për Gucatin dhe Haradinajn. Trupi gjykues vlerësoi se ‘mbrojtja e dëshmitarëve ka vazhduar të jetë një çështje e rëndësishme dhe aktuale në Kosovë’, dhe vuri më dukje dëshminë e ekspertit të mbrojtjes, Robert Reid, i cili tha se në mbi 20 vite në këtë fushë, ai kurrë nuk kishte parë kërcënim të dëshmitarëve në nivelin që ekziston në Kosovë”, thuhet në vendimin e Speciales për vazhdimin e paraburgimit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA