Tentoi t’i jepte fund jetës me kallashnikov, arrestohet infermieri në Tiranë

29/05/2024 13:19

Infermieri 53-vjeçar i cili tentoi të vriste veten një ditë më parë me kallashnikov është arrestuar nga policia.

Ai tentoi që t’i jepte fund jetës duke u vetëqëlluar me kallashnikov.

Por për fat të mirë, plumbin e ka marrë mbi zemër, duke i kaluar tej për tej trupit, por pa i prekur asnjë organ jetësor.

Burime nga policia bëjnë me dije se Astrit Tota, i cili punon infermier te Trauma, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. T., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante pa leje, në banesë, një armë zjarri kallashnikov, me të cilën ka tentuar të vetëvritet ditën e djeshme”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA