“Të jap kë të duash përveç Valterit”, Inside Story zbulon tradhtinë e Durimit ndaj shokëve dhe plani për ta marrë peng

29/05/2024 21:35

Në bisedat e shumta të zbardhura në dosje, që sipas prokurorisë janë kryer mes Emiljano Shullazit dhe Marklen Hakës, bie në sy pakti që Durim Bami ofron për ti dhënë fund armiqësisë me Arben Ndokën.

Por, Shullazi nuk tërhiqet. Ai dyshon se Durim Bami qëndron pas atentatit që i shpëtoi mrekullisht në Qafë-Kashar në 6 janar të vitit 2015.

“Ai Duri i ka çuar haber atij Ndokës që të nxjerr kë të duash përveç Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë. Si t’ja bëjmë me e kap kurvën, ta rrjepim, ta torturojmë, ishallah ta mbysim fort. Se tani ska blind që e ruan”.

‘Llogjkisht ngjarje tlidhen me njëra-tjetrën dhe ndjekin njëra tjetrën a mund t’i lidhim në kuptimin e provueshmërisë? Sa kohë s’kemi të pendar që i rrëfen, diskutimi do mbetet sa i përket supozimeve…’- u shpreh Kreshnik Myftari, pedagog i drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA