Romario Tabaku, Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj u takuan para një muaji për të thurur planin e dhunimit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për shtyp, për të dhënë detaje mbi dhunimin që iu bë mëngjesin e sotëm në Tiranë, avokatit Sokol Mëngjesi, nga katër persona. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj tha se Dorian Alia është vetë dorëzuar, ndërsa tre të tjerët janë në kërkim.
“Janë takuar 1 muaj para se të ndodhte ngjarja. Siç ju e dini, e gjithë policia e Tiranës, në bazë të një plani të posaçëm i ka të organizuara shërbimet policore, edhe në zonën ish bllokut kemi një prezencë më të shtuar të patrullave.
Patrulla jonë nuk ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, policia është vënë në dijeni nga telefonatat e shumta të bëra. Jemi duke u marrë në pyetje, nuk japim shumë detaje për shkak të sekretit hetimor. Policia do marri masa sipas procedurave ligjore”-tha Tonin Vocaj.
Top Channel