Rrëzohet nga shkallët duke punuar në rafinerinë e natës, përfundon në spital 51-vjeçari në Drizë të Fierit

29/05/2024 14:59

Një 51-vjeçar është plagosur pasi ra nga shkallët duke punuar.

Rreth orës 13:30, në spitalin e Fierit, është paraqitur për mjekim, shtetasi A. Rr., 51 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar nga shkallët, duke punuar në rafinerinë e naftës, në fshatin Drizë.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA