Polemika për sponsorin e ri të Dortmund, gjermanët marrëveshje me prodhuesin e armëve

29/05/2024 21:22

Klubi i Borussia Dortmund ka përfunduar nën akuzën e opinionit publik në Gjermani. Gjithçka ka të bëjë me sponsorin e ri të verdhezinjve, “Rheinmetall”.

Këta të fundit njihen për prodhimin e armëve dhe opionioni publik në Gjermani i ka kritikuar së tepërmi drejtuesit e Dortmund për këtë vendim.

Sipas asaj që është zbuluar deri më tani nga kjo marrëveshje, Dortmund do të përfitojë një milionë euro në vit. Ndërkohë, sipas marrëveshjes “Rheinmetall” nuk do jetë pjesë e fanellës së Dortmund, por do të zërë hapësirë në spotet publicater në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Nga ana tjetër, drejtori sportiv i Dortmund, Sebastian Kehl nuk pranoi të komentonte këtë marrëveshje me “Rheinmetall” ndërsa theksoi se fokusi i vetëm i klubit dhe skuadrës në këtë moment është finalja e Champions League ndaj Real Madrid më datë një qershor./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA