Një 27-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke transportuar sasi kanabisi, për ta shitur, në kuadër të operacionit “Tempulli”.
Xh. J., ndodhej në fshatin Kuç, aty ku policia ushtroi kontrroll dhe kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në rreth 530 doza të gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në makinë me të ishte edhe 17-vjeçari L. Z., i cili është nën procedim penal, i dyshuar si bashkëpunëtor për shitjen e dozave.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Delta Force, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas po transportonte me automjet, një sasi lënde narkotike, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel