Fraksioni i radhës i dosjes “Metamorfoza” goditi 7 prej grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët kanë dominuar botën e errët dekadën e fundit.
Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story do të zbardhë të plotë dosjen e SPAK, me transkriptet që zbulojnë planet për atentate mafioze dhe bizneset e pista.
Historitë e përplasjeve mes grupeve, aleancat, lidhjet politike, nënshtrimi i strukturave ligjzbatuese, pabesitë dhe intrigat mes miqve.
A po shkojmë drejt zbardhjes së ngjarjeve më të bujshme kriminale në dekadën e fundit?
Pse një pjesë e madhe e këtyre ngjarjeve janë lidhur me zonën Nikël-Shijak-Lezhë?
Shtigjet e hapura që lë dosja e SPAK për të tjera operacione të niveleve të larta në krimin e organizuar dhe politikë…
Top Channel