Përfshihet sërish nga flakët spitali i Shkodrës, pacientët në panik
29/05/2024 19:36
Sërish zjarr në spitalin e Shkodrës.
Pasditen e sotme, flakët kanë përfshirë katin nëntokë të spitalit duke sjellë panik te pacientët. Zjarri ka përfshirë dhomat ku ndodhet farmacia e spitalit.
Ndërhyrja në kohë e repartit zjarrfikës, ka bërë të mundur izolimin e flakëve. Si pasojë janë dëmtuar vetëm disa pompa në katin nëntokë të spitalit ndërkohë, kanë shpëtuar depot e farmacive.
Edhe në muajin janar, një zjarr masiv përfshiu spitalin e Shkodrës por deri me sot nuk janë zbuluar arsyet.
Në vitet e fundit, të shumta kanë qenë zjarret në këtë institucion shëndetësor.
Top Channel