Ish-kryeministri paditet në gjyq për ‘ofendim të monarkisë’ nga liderët ushtarakë (fotot)

29/05/2024 18:01

Një nga personat më me influencë të vendit, Thaksin Shinawatra do të dalë në gjyq me akuza ofendimi ndaj monarkisë së Tailandës, duke e bërë ish-kryeministrin, personin me profilin më të lartë që përballet me akuzën e kontestuar qe kritiket quajnë ‘mjet dënimi ndaj personave problematikë.’

74 vjeçari Shinawatra, do të paraqitet në gjyq më 18 qershor, gjithashtu me akuza që lidhen me krime kompjuterik, shkruan rrjeti britanik Independent.

Akuzat ndaj tij kanë ardhur nga liderët ushtarakë pro-monarki që larguan qeverinë e koalicionit të tij në vitin 2015.

Shinawatra i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka deklaruar besnikërinë e tij për kurorën mbretërore.

Në Tailandë kritikat ndaj monarkisë janë të ndaluara nga ligji i veçantë ‘lese majeste’.

Shinawatra thotë se do të kërkojë liri me kusht, ndërsa hidhte dyshime për vërtetësinë e një videoje të vitit 2015 u ai supozohet të ketë shprehur ofendimin ndaj monarkisë.

Shinawatra, themelues i partisë Pheu Thai Party, ka mbetur figurë e rëndësishme politike në vend, megjithë disa grushte ushtarake shteti dhe padi ligjore gjatë viteve.

Tani partia e tij Pheu Thai drejtohet nga e bija Paetongtarn Shinawatra, dhe mbetet më e madhja në Tailandë.

Lajmi i paditjes së Shinawatra vjen disa ditë pasi deputetja vendase Chonthicha Jangrew, u dënua me dy vjet burg për një fjalim në një protestë anti-qeveritare në vitin 2021.

31 vjeçarja Jangrew është mes dhjetra protestuesve në Tailandë që janë dënuar me ligjin e kontestuar 112 të ofendimit ndaj monarkisë.

FOTO GALERI
1/2
Akuzat ndaj tij kanë ardhur nga liderët ushtarakë pro-monarki që larguan qeverinë e koalicionit të tij në vitin 2015.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA