Inside Story/ ‘Mos trego që jemi bashkë’, hetimet e Martinajt për vrasjen e shokut dhe loja e dyfishtë e Marklen Hakës

29/05/2024 21:44

Martinaj dyshon tek grupet e Niklës për vrasjen e Bujar Likës, i konsideruar si krahu i djathtë i tij.

Pavarësisht planeve për eliminimin e vëllezërve Bami, zbulohet se Ervis Martinaj i ka takuar me ndërmjetësimin e Behar Bajrit.

“Markleni i shprehet që nuk duhet t’ju zërë besë, dhe Ervisi shprehet që tani që më kanë takuar do t’ju ruhem më shumë dhe ata e dinë që nuk ju kam besë. Ervis Martinaj i kërkon Marklenit që mos ti tregojë askujt që jemi bashkë në kontakt dhe Markleni i shprehet që edhe vetë nuk e besoj që jam duke kontaktuar me ty”.

Markleni duket se kërkon të rregullojë hesapet me Ndokën duke ofruar ndihmë për eliminimin e Durim Bamit, që në biseda, e nënkupton autor të eliminimit të Aleksandër Ndokës. Ai informon Martinajn se në lokalin e Durim Bamit, ishte parë kreu i Klanit Duka, Leonard Duka, armiku i betuar i Ervis Martinajt.

Në fund, bosi i zhdukur i kumarit, i tregon Hakës dy ekzekutuesit e hallës së tij Shpresa Basha, në përpjekje për të vrarë Marklenin në vitin 2019. Ai i jep emrat e Jozi dhe Gjin Ndojit. Ky i fundit u ekzkeutua nga Bajrat me porosi të Martinajt. Ky i fundit i premton Marklenit edhe vrasjen e Jozi Ndoj alias Krajës.

Durim Bami, ishte i informuar për planet që e kishin vënë në shënjestër. Vazhdimisht, ai ka bërë përpjekje për eliminimin e Arben Ndokës. Ajo që bie në sy është lidhja e tij me Endrit Doklen dhe Xhelal Rrajën, vëllain e ish deputetit Rrahman Rraja. Miqësia me fisin Rraja, ka qenë e qëndrueshme për vëllezërit Bami. Ajo që bën më tepër përshtypje është angazhimi i Marklen Hakës për eliminimin e Arben Ndokës.

Ai, sipas prokurorisë ishte angazhuar më herët për eliminimin e vëllezërve Bami. Pra, po luante me dy porta. Ndoshta, ka dashur të shmangë dyshimet tek miqtë e vjetër, për të shmangur hakmarrjen.
‘Shtetasi Durim Bami komunikon me shtetasin Endrit Dokle në lidhje me mundësinë e vrasjes së shtetasit Arben Ndoka.

Komunikon paralelisht dhe me përdoruesin e Sky i identifikuar si shtetasi Xhelal Rraja në lidhje me mundësinë e vrasjes së shtetasit Arben Ndoka. Xhelal Rraja e këshillon Durimin që të mos rrezikojë pasi do flasë me Leksin duke ju referuar shtetasit Aleksandër Ndreka”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA