
Prokuroria zbardh një prej komunikimeve në SKY të Arben Ndokës, ku flasin për eliminimin e të vëllait, Aleksandrit.
Aty, del në dritë edhe ngjarja e eliminimit të Enver Stafukës. Familjarët e tij, dyshojnë se u eliminua me bekimin e ish shokëve, Durim dhe Valter Bamit të cilët i kanë akuzuar publikisht.
Kjo, shpjegon dhe implikimin e Naim Stafukës në këtë skenar.
“Këto janë dora o vëlla. Kështu janë kanë bërë edhe Milit. I kanë thënë bëjmë be andej këndej, e kur mori Stafukën peng, nxori çdo gjë Mili. Duhet me ju turrë, me e këput”.
‘Stafuka ishte një personazh i cili kishte kryer shumë vepra penale, akuzohej të paktën që mund të kishte kryer deri 31 vepra, jo të provuara, e pamundur të vendosësh gishtin në një vepër për të cilën u eliminua’ u shpreh Faik Basha, ekspert sigurie.
Në dosje, zbërthehen me qindra komunikime të Ndokës me lidhje nga zona të ndryshme ku flitet për eliminimin e vëllezërve Bami. Blerim Abazi, konsiderohet një prej pikave kyçe për mbledhjen e informacionit. Po ashtu, transkriptet zbardhin implikimin e shtetasit Arian Tuku, dhëndrit të Arben Ndokës.
Ai e këshillon që nipi i tij Samuel Ndoka të ketë kujdes sepse ka folur shumë për planin me Avdylët e Shijakut. Informacioni ka mbërritur tek Shullazi dhe Ervis Martinaj. Në fakt, të gjithë këta persona kanë qenë të interesuar për realizimin e planit.
Top Channel