Identifikohet një prej agresorëve që dhunuan avokatin e Berishës/ Zbulohet çfarë kapën kamerat e sigurisë, tre autorët u larguan me…

29/05/2024 13:24

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë.

Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë një prej agresorëve si dhe mjetin e përdorur. Po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.

Momentalisht po bëhen kontrolle në Tiranë me qëllim vënien e të identifikuarve në pranga.

Në lidhje me gjendjen e tij, avokatit i është ripërsëritur skaneri për të parë gjendje  e hematomave. Ai po mbahet në observim në reanimacion.

Bluzat e bardha thonë se duhet të presin 48 orë për të parë si do të reagojnë parametrat shëndetësore të avokatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA