Rithemelimi ka reaguar pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi.
Deklaratë e plotë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Floriana Garo:
Sot ne mëngjes, tre bandite, te urdhëruar nga Edi Rama, kane sulmuar dhe goditur me leva në kokë në qendër të Tiranës, profesor Sokol Mëngjesin, avokati i mirënjohur i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani.
Duke e goditur me banditë, me urdhër të tij direkt profesor Mëngjesin, dhe duke i shkaktuar atij lëndime të renda, Edi Rama dëshmon frikën dhe panikun që përjeton nga aktet e tij politike kriminale.
Ai beson se me dhunë do mund të frikësojë zërin e të vërtetës dhe fshehë krimet e tij politike.
Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt banditesk kriminal ndaj profesor Sokol Mëngjesit dhe deklaroj sot se, Edi Rama, ai dhe vetëm ai, personalisht do mbahet përgjegjës për këtë akt të shëmtuar kriminal.
Top Channel