Hans Dieter Flick u prezantuar sot si trajneri i ri i Barcelonës. Gjermani tha fjalët e para si katalanas, duke u premtuar tifozëve se skuadra e drejtuar prej tij do të prodhojë spektakël në fushën e blertë.
“Barcelona është një klub i jashtëzakonshëm. Po kaloj momente fantastike, pasi të gjithë e duan klubin dhe përpiqen të japin maksimumin për të qenë të suksesshëm.
Filozofia e Barcelonës është njësoj si e imja: qarkullim topi dhe futboll sulmues. Aspekte të cilët unë i dashuroj.
Kam fituar disa tituj me Bayernin, por kam uri të madhe për të fituar sërish. Do të doja të vazhdoja në këtë rrugë me Barcelonën dhe mendoj se së bashku mund të arrijmë shumë”.
59-vjeçari, i cili drejtoi edhe kombëtaren e Gjermanisë në periudhën gusht 2021-shtator 2023, do të jetë pjesë e Barçës deri në 2026./Super Sport
Top Channel