Ylljet Alicka, Maklena Nika, Namik Dokle, Arian Leka, Manjola Nasi dhe Artur Spanjolli janë emrat që do të flasin në greqisht, italisht, spanjisht, kroatisht dhe maqedonisht.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli veprat fituese për “Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj”. Ndër të cilat gjashtë vepra fituese.
“Më vjen mirë që ky fond, ndonëse modest është konsoliduar dhe këtë vit kemi pasur 12 aplikime, për përkthime në gjuhë të ndryshme, që nga italishtja e greqishtja, deri në rusisht. Sigurisht nuk mund të mbështeteshin të gjithë, por vetëm 6”, tha Alda Bardhyli, drejtore QKLL.
Kësaj thirrjeje iu përgjigjën 12 shtëpi botuese për përkthimin e veprave të autorëve tanë përkatësisht në gjuhët (italisht, serbisht, kroatisht, greqisht, spanjisht, maqedonisht, anglisht dhe rusisht.
Nga 12 aplikime, juria, e kryesuar nga përkthyesi Erion Kristo dhe me anëtarë dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha, dhe profesor Blendi Lamin vlerësoi për t’u mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit 6 autorët dhe veprat.
Nga Ylljet Aliçka, u përzgjodh vepra“Histori njerëzish të zakonshëm”. Maklena Nika do të përkthehet në greqisht me veprën “Nitroglicerinë”. Namik Dokle me “Vallëzim me hënën”, në spanjisht. Arian Leka me “Në kërkim të këmishës së humbur”, në Kroatisht. Manjola Nasi, “Një udhëtim e gjysmë”, në gjuhën maqedonase. Dhe Artur Spanjolli, “Lule drite në ag”, në gjuhën italiane.
Top Channel