Dhunuan barbarisht avokatin Sokol Mëngjesi, del foto e dy prej autorëve, të pamaskuar  duke vrapuar nga vendngjarja 

29/05/2024 17:47

Ky është momenti kur dy nga autorët e dyshuar të cilët dhunuan barbarisht avokatin Sokol Mëngjesi, largohen me vrap nga vendngjarja.

Sipas raportimeve, kanë qenë tre personat që e kanë dhunuar atë në zonën e ish-bllokut, pak pasi kishte dërguar në kopsht fëmijën e tij.

Avokati i cili përfaqëson edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ndodhet në gjendje të kritike dhe po trajtohet në spitalin e Traumës, ku mësohet se është intubuar.

Sakaq, policia po punon për identifikimin e katër autorëve dhe arrestimin e tyre, si dhe zbardhjen e shkaqeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA