Baristi italian vret të fejuarën që zbuloi të dashurën sekrete dhe u takua me të (fotot)

29/05/2024 15:28

E reja shtatzënë dhe e dashura sekrete u takuan miqësisht kur zbuluan se kishin të njëjtin burrë, para se ai të vriste me thikë nënën në pritje.

Baristi italian që zbuloi se e fejuara e tij shtatzënë ishte takuar fshehtësisht me të dashurën sekrete italo-britanike, pranoi sot në një gjykatë në Milano se e kishte goditur dhjetra herë me thikë.

31 vjeçari Alessandro Impagnetiello, pranoi vrasjen brutale të 29-vjeçares Giulia Tramontano – e cila ishte shtatzënë, kur ajo u takua me të dashurën e tij të fshehtë.

E dashura e dytë, një kamariere italo-britanike, kishte kontaktuar me Giulia kur kishte zbuluar tradhtinë e Impagnetiello.

Dy vajzat ishin takuar më 27 maj 2023 për të diskutuar historitë e tyre, teksa britanikja kishte përshkruar në polici “keqtrajtimin psikologjik” të baristit, ndërsa në pamje të kamerave të sigurisë shihen momentet e takimit miqësor të dy vajzave të tradhtuara.

Por disa orë më vonë Impagnetiello ishte konfrontuar për çështjen me të dashurën e tij shtatzënë, para se ta sulmonte fatalisht me thikë.

Kamerierja britanike, e cila nuk është emëruar publikisht, kishte kontaktuar me Giulia kur mësoi për historinë e dyfishtë të Impagnatiello dhe të dyja kishin diskutuar për sjelljen abuzive të burrit.

Giulia raportohet se u vra disa orë pas takimit me të dashurën e fshehtë të Impagnetiello.

Vrasësi tha sot në gjykatën në Milano: “Unë e vrava Giulia Tramontano por nuk e di përse, isha një person tjetër. Ky gjyq po më ndihmon të mbledh mendimet e mia te shpërndara. Tani që kuptoj mund të them se krijova një rrjet me gënjeshtra në të cilin fundosa”.

Vrasësi kishte tentuar të fshihte trupin e viktimës por rrjedhimisht i tregoi hetuesve ku gjendej e ndjera.

Policia tha se ai kishte tentuar të bënte të dështonte të fejuarën duke e helmuar gradualisht me bar miu si dhe kishte blerë kloroform në një emër të rremë, shkruan Daily Mail.

Impagnetiello ka pranuar vrasje në kushte të rënda, fshehjen e një trupi dhe tentativë aborti pa konsensus, raportojnë mediat lokale.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA