Një 39-vjeçar është vënë në pranga pasi lëvizte me armë zjarri në automjetin e tij në qytetin e Vlorës.

Ai u ndaluan në lagjen “29 Nëntori”, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Opel” në pjesën e kroskotit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA