Ushtari amerikan ndalohet për kërcënim të së dashurës në Rusi, disa javë pas arrestimit ‘për vjedhje’ (fotot)

28/05/2024 16:28

Një ushtar amerikan i ndaluar më herët në Rusi për vjedhje, tashmë akuzohet nga prokurorët për kërcënim të së dashurës se tij ruse.

Rreshteri amerikan Gordon D. Black ishte arrestuar në fillim të muajit në Lindjen e Largët ruse, i dyshuar për vjedhje, por tashmë akuzat ndaj tij janë ashpërsuar, shkruan rrjeti TheSun.

34 vjeçari Black, kishte ndjekur 31 vjeçaren Alexandra Vaschuk – e njohur gjithashtu si Aleksa Viktorovna deri në kthimin në qytetin e lindjes Vladivostok, pasi ishte fiksuar me të që kur ajo ishte në Korenë e Jugut, ku ai ishte me detyrë në ushtri.

Në padi thuhet se Black gjatë një debati me të renë “e kishte kapur atë nga fyti”.

Prokuroria e Primorsky shkruante në raport: “Ai akuzohet për kërcënim me vdekje, si dhe vjedhje në dëm të konsiderueshëm”.

Agjencia vendase Interfax shtonte: “Gruaja i konsideron verimet e tij si kërcënim për jetën”.

“Burri nuk kishe para të vetat dhe i kishte vjedhur të dashurës 10,000 rubla [$100] nga portofoli me të cilat mori një dhomë hoteli, në të cilën u arrestua”.

Ushtaraku amerikan që përballet deri me dy vjet burg nëse shpallet fajtor për akuzat, thuhet se kishte në plan të largohej nga Vladivostok.

Rusja ishte njohur me të dhe kishte nisur lidhjen roamtnike kur ai qe stacionuar në Korenë e Jugut, teksa foto të çiftit në rrjetet sociale tregojnë për lidhjen romantike.

Ministria e jashtme ruse u detyrua të mohojë se është një rast “i lidhur me politikën ose spiunazhin” por vetëm me çështje dashurie të rinjsh.

Mediat në Rusi thonë se ata njiheshin prej disa vitesh, dhe se Black është marrë imtësisht në pyetje nga autoritetet ruse.

Mamaja e Black, Melody Jones, ka thënë në mediat amerikane se ‘i biri është me të dashurën e tij në Rusi’, por nuk kishte informacion për konfliktet apo akuzat.

Mediat perëndimore thonë se arrestimi vjen në kohë konfliktesh kur Rusia përpiqet të përdorë të ndaluarit amerikanë si mjet këmbimi për të ndaluarit e saj në SHBA.

Të paktën dy amerikanë janë ndaluar në Rusi vitet e fundit mes të cilëve dhe basketbollisti Brittney Griner, i cili u këmbye me të burgosur rusë në SHBA./TheSun/

FOTO GALERI
1/5
Rreshteri amerikan Gordon D. Black ishte arrestuar në fillim të muajit në Lindjen e Largët ruse

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA