Telashe për sulmuesin e Genoas, rihapet gjyqi për abuzim seksual

28/05/2024 23:08

Albert Gudmundsson në telashe. Sulmuesi që spikati me Genoan dhe që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, akuzohet për abuzim seksual, teksa çështja në Islandë është rihapur sërish.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në gushtin e vitit të kaluar, kur sulmuesi u akuzua për abuzim seksual nga një grua në Reikjavik, teksa çështja u mbyll dy muaj më parë, por së fundi është rihapur sërish.

Shkak është bërë pikërisht gruaja që akuzoi Gudmundssonin, e cila ka apeluar çështjen dhe tashmë pritet që sulmuesi të dalë sërish para gjykatës në vjeshtën e ardhshme, për të dhënë llogari për ngjarjen.

Vetë sulmuesi ka mohuar vazhdimisht akuzat. Ndërkohë avokati i tij tha se ky apelim është pjesë normale e procesit gjyqësor dhe se kanë besim të plotë te drejtësia, duke theksuar bindjen për pafajësinë e klientit të tij.

Rihapja e çështjes vjen në momentin më të keq për sulmuesin islandez, që kërkohet nga disa klube, me Interin në krye, por rreziku i një dënimi ka bërë që të gjithë të stepen dhe të kërkojnë më shumë informacion për çështjen./Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA