Përse Maroku u shpall kampion pas dy muajsh, çfarë ndodhi me Senegalin dhe paralelizmi me Serbi-Shqipëri të 14 tetorit 2014
Xabi Alonso nuk mund të kishte një shkollë më të mirë trajneri gjatë kohës së tij si futbollist dhe kjo pa dyshim ka ndikuar në formimin e “markës” së tij si trajner.
Ka diçka nga suksesi i Xabit në Leverkusen në përgatitjen e tij si trajner duke marrë parasysh të gjithë mësuesit që ka pasur. Cili do të ishte trajneri perfekt për Xabi Alonson? Ai përgjigjet vetë.
Mësimet që ka marrë nën urdhrat e emrave më të mëdhenj të trajningut si Ancelotti, Guardiola, Mourinho, Pellegrini, Benítez, Denoueix, Toshack, Olabe, Ziarreta dhe Clemente dhe koha e tij në La Liga (Real Sociedad, Eibar dhe Real Madrid), Premier League (Liverpool) dhe Bundesliga (Bayern) kanë kontribuar për ta bërë trajnerin e Bayer Leverkusenit një “kameleon”. “Fakti që njoh kampionate të ndryshme më lejon të përshtatem shpejt”, pranon ai.
“Kam mësuar shumë nga të gjithë trajnerët e mi dhe e kam transformuar në personalitetin tim si një trajner që po e nis. Rafa (Benítez) është futboll, taktikë, si të përshtatesh, si të ndihmosh, çfarë të bësh… Pep (Guardiola) thotë: “Ne do të luajmë kështu dhe kjo do të ndodhë. Unë theksoj forcën dhe inteligjencën e Mourinhos në komunikim”.
Trajneri i Bayer Leverkusenit luajti tri sezone nën drejtimit “The Special One”: u aktivizua në 151 ndeshje, shënoi tre gola, dha 23 asistime dhe fitoi tre trofe (një Ligë, 2011-12), një Kupë 2010-11), dhe një Superkupë të Spanjës.
Ndikimi i Mourinhos është i dukshëm, por nuk duhet të harrojmë se Xabi e njeh shumë mirë fletoren e Guardiolës dhe Ancelottit, dy trajnerët që kanë fituar më shumë tituj në këtë shekull, si dhe stilet e Vicente del Bosques dhe Luis Aragonésit, referenca në kombëtare, që i dhanë mundësinë për të fituar Evropianin dhe Botërorin./Super Sport
Top Channel