Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë tre të plagosur ndodhi këtë pasdite në Klos.

Një 55-vjeçar që drejtonte një furgon humbi kontrollin rreth orës 14:15 në bypass-in e Klosit dhe për pasojë mjeti doli nga rruga.

Të lënduar mbetën tre pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, nuk dihen shkaku se përse shoferi humbi kontrollin, por pritet ekspertiza në vendngjarje nga grupi hetimor.

Top Channel