Samiti i Paqes, 160 vende pjesëmarrëse! A do t’i bashkohet SHBA? Zelensky kërkesa për Biden-in

28/05/2024 20:14

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Presidentit Biden të marrë pjesë në samtin e paqes që do të mbahet në Zvicër në mes të qershorit.

Kjo ndodhi pasi lideri ukrainas i sugjeroi ish-presidentit zviceran Alain Berset, se Zvicra neutrale, duhet të organizojë një mbledhje të tillë.

Dyshimi mbi pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, dhe veçanërisht prania e Biden-it, është një goditje e madhe për Ukrainën.

Me trupat ruse që bëjnë përparime në javët e fundit, BBC shkruan se Zelensky ka nevojë për një ngjarje të madhe, për të treguar se bota është ende në anën e Ukrainës.

Qeveria zvicerane ka ftuar më shumë se 160 vende, teksa raporton se qëllimi i samitit është “të sigurojë një forum ku liderët botërorë  të diskutojnë rrugët drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së”.

Por ka pengesa të dukshme në rrugën e suksesit të samitit, ndër to fakti që vendi që filloi luftën, Rusia, nuk do të jetë atje.

Zvicra njoftoi se Moska nuk ishte e ftuar, ndërsa Kremlini pretendon se nuk do të marrë pjesë gjithsesi.

Washington e ka mbështetur takimin, por nuk është zotuar ende të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA