Rummenigge: Bayerni e ka zgjedhur trajnerin, na ndihmoi Pep Guardiola

28/05/2024 19:11

Karl Heinz Rummenigge ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka folur edhe për trajnerin e ardhshëm  të Bayernit.

“Bayerni, pas njëmbëdhjetë fitoresh radhazi në kampionat, nuk arriti të fitonte këtë vit. Sezoni nuk ishte shumë i mirë, ne përfunduam në vendin e tretë. Në Champions League, megjithatë, arritëm në gjysmëfinale dhe dolëm në një mënyrë disi fatkeqe kundër Realit të Madridit. Turp, një finale e gjitha gjermane kundër Borussias së Dortmundit do të kishte qenë interesante”.

A e ka zgjedhur trajnerin e ri Bayerni? Ja si përgjigjet Rummenigge:

“Drejtori ynë sportiv ka zgjedhur Kompany, ka detaje përfundimtare për t’u zgjidhur, por në fund ai do të mbërrijë. Ne biseduam për këtë me Guardiolën dhe ai foli shumë mirë për të, Pep na dha një dorë.”/Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA