Mbi 700 kg mish dhe peshk kontrabandë në Kakavijë, arrestohet një person, procedohet një tjetër
Një qendër masazhesh që përdorej për prostitucion është zbuluar dhe goditur në kryeqytet.
Si pasojë është shpallur në kërkim 19-vjeçari M. M., i cili, sipas policisë, e administronte qendrën e masazheve, që ndodhej në rrugën “Nikolla Jorgo”, një aktivitet i regjistruar ligjërisht, por që ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Në pranga ka rënë menaxherja e qendrës, 26-vjeçarja M. K., dhe një punonjëse 19-vjeçarja A. B. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë;
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fusion””, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel