Nxisnin urrejtjen kundër Pekinit me postime në rrjete sociale, hyn në fuqi ligji i ri! Arrestohen gjashtë persona

28/05/2024 17:32

Hong Kongu ka njoftuar arrestimet e tij të para, pas miratimit të ligjit të ri për çështjet e sigurisë.

Gjashtë persona janë vënë në pranga për publikimin e postimeve në mediat sociale që “nxitnin urrejtje” kundër Pekinit.

Pesë gra dhe një burrë, përfshirë aktivisten Chow Hang Tung, u arrestuan të martën. Zyrtarët njoftuan se grupi po postonte mesazhe që synonin përvjetorin e Sheshit Tiananmen, më 4 qershor.

Nëse shpallet fajtor, grupi mund të përballet me deri në shtatë vjet burg nën dënimet më të ashpra të sjella nga ligji i ri, i njohur si neni 23.

Ligji, i cili u zbatua me shpejtësi përmes parlamentit pro-Pekinit të Hong Kongut në mars, mbulon tradhtinë, rebelimin dhe sekretet shtetërore dhe lejon që gjyqet të mbahen me dyer të mbyllura. Ai zgjeron ligjin e sigurisë kombëtare, të vendosur nga Pekini në 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA