
25/02 22:21
Rreth 21 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet e reja izraelite në një zonë tendash në perëndim të Rafah.
Zyrtarët palestinezë shëndetësorë raportuan se sulmet shënjestruan tendat e familjeve të zhvendosura në zonën e caktuar humanitare në Mawasi në perëndim të Rafahut.
Në bilancin e bërë të paktën 12 nga të vrarët ishin gra. Ky është sulmi i dytë brenda pak kohësh, teksa më parë 16 palestinezë mbetën të vrarë.
Sipas Sky News, banorët raportuan gjithashtu për një përshkallëzim të luftimeve në qytetin në jug të Gazës.
Sulmet u zhvilluan në të njëjtën zonë ku Izraeli pretendoi se shënjestrat, militantët e Hamasit, ndodheshin aty.
Top Channel