Kundërshtuan policinë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, vihen në pranga katër persona, nën hetim një 17-vjeçar

28/05/2024 14:55

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi prishën qetësinë publike dhe kundërshtuan ‘blutë’ në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Policia arrestoi shtetasit M. H., 20 vjeç, N. H., 39 vjeç, M. K., 20 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, ndërsa referoi materialet në Prokurori për një 17- vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit M. H., 20 vjeç, N. H., 39 vjeç, M. K., 20 vjeç, dhe një shtetas 16 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, për një shtetas 17 vjeç. Këta shtetas, në rrugën “Dritan Hoxha”, në ambientet e brendshme të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje boksi, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë prishur qetësinë publike gjatë kësaj ndeshjeje”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA