Gjiganti gjerman i kimikateve BASF mbyll fabrikat në vend, për t’i hapur në Kinë (fotot)

28/05/2024 18:29

Korporata gjermane, ndërkombëtare BASF, prodhuesi më i madh i kimikateve në botë ka njoftuar këtë muaj mbylljen e të gjitha fabrikave në Gjermani, sipas saj për të reduktuar kostot dhe për të siguruar konkurueshmëri në treg.

BASF me njoftimin e saj të 22 majit për ‘deindustrializim’ në Evropë ka hapur debate mbi ekonominë dhe rritjen në vend, edhe pse zotohej për “vazhdim të investimit e modernizimit në impjatit kryesor në Ludwigshafen”.

Kjo do të thotë se korporata do të mbyllë 11 fabrika, duke përfshirë dhe atë të Toluene Diisocyanate (TDI) që është hapur vetëm në 2015. TDI është një nga përvërësit kryesorë në prodhimin e plastikës industriale.

Kompania tha se shkurtimet në Gjermani do të arrijnë në 1 miliardë euro, në një kohë kur 10 miliardë do të investohen në një mega-imjant BASF në jug të Kinës.

BASF regjistroi fitime rekord në 2023 por sipas tyre jo në Gjermani, teksa citonin si arsye kostot e larta të energjisë, burokracinë e shtuar dhe rregullacionin e ekzagjeruar.

Kostot e energjisë në Gjermani janë rritur ndjeshëm që prej nisjes së luftës në Ukrainë dhe ndërprerjes së furnizimit nga Rusia.

Impjanti i BASF në Zanjiang, po ndërtohet në një ishull në brigjet jugore të Kinës dhe pritet të përfundojë në 2030.

Ish-kreu i kompanisë Martin Brudermüller ankohen në një intervistë me rrjetin vendas Handelsblatt, për politikat e ambjentit e klimës në Gjermani që po shuajnë kompetitivitetin e biznesit dhe të vendit në përgjithsi.

Gabor Steingart, gazetari njohur në vend ka thënë se me koalicionin aktual Gjermania “po i jep një lamtumirë të heshtur pozitës së saj si fuqi industriale”.

“Atdheu industrial duket se është rrënuar,” pohonte Steingart duke theksuar se audituesit evropianë nuk duhet të “shtrëngojnë në ekstrem objektivat e klimës”.

“Evropa nuk duhet të dëmtojë sovranitetin industrial me ambicjet e saj për klimën. Kjo është ajo që po ndodh aktualisht”, tha ai, duke shtuar se nga ana tjetër prodhimi kimikateve është i domosdoshëm për tranzicionin e energjisë.

“Politikanët një ditë do të paguajnë shtrenj këtë injorancë të qëllimshme ndaj interesit ekonomik të vendit dhe të qytetarëve, ndoshta me vetë demokracinë e Gjermanisë”, përfundoi Steingart, shkruan rrjeti BrusselSignal.

FOTO GALERI
2/3
Kostot e energjisë në Gjermani janë rritur ndjeshëm që prej nisjes së luftës në Ukrainë dhe ndërprerjes së furnizimit nga Rusia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA