Një serë me kanabis u zbulua në Malësinë e Madhe, së bashku me një ambient të përshtatur për tharjen e bimëve.

Gjithsej, u gjetën 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike në fshatin Gruemirë. Ndërsa në një tjetër objekt në pronësi të 49-vjeçarit me iniciale P. C., u gjetën disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autori i dyshuar u shpall në kërkim, ndërsa vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Top Channel