“Dua të përqafoj Gasperinin”, Ancelotti: Kroos u tregua një djalë me guxim!

28/05/2024 08:49

Carlo Ancelotti dhe Reali i tij po përgatisin finalen e madhe të këtij sezoni, atë në Champions League ndaj Borussia Dortmund.

Megjithatë, trajneri italian e gjen kohën për një intervistë për “Sky Sport” ku përveç finales së Champions, flet edhe për mënyrën se si Toni Kroos vendosi të tërhiqej nga futbolli ndërsa zbuloi se mezi pret të takojë Gian Piero Gasperinin për ta uruar për sezonin e tij me Atalantën.

“Reali është një familje e madhe, klubi më i madh në botë. Të gjithë ne që jemi pjesë e Real Madrid, jemi tifozët më të mëdhenj të këtij klubi. Kroos? Na emocionoi të gjithëve, edhe ai vetë u emocionua. Kroos mori një vendim shumë të guximshëm, sepse aktualisht ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Por, është vendimi i tij dhe është gjithmonë diçka e vështirë për t’u pranuar.

Gaperini dhe Atalanta? Mezi pres ta takoj Gaperinin, ta përqafoj dhe ta uroj për atë që arriti me Atalantën”, u shpreh Ancelotti. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA