48-vjeçari e bën rrugë, kapet sërish duke ndërtuar pa leje në Kavajë! Bashkë me dy të tjerë, do të krijonin një mol në plazh
28/05/2024 14:23
Një 54-vjeçar është kapur duke ndërtuar pa leje në Kavajë.
Shtetasi me iniciale F.A. i proceduar edhe më parë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” po punonte pa lejen e organeve kompetente, për ndërtimin e një moli afër stacionit të plazhit në pronësi të tij.
Bashkë me 48-vjeçarin u kapën dhe dy shtetas të tjerë: G. L., 48 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës, dhe A. Gj., 35 vjeç, banues në Golem.
Të tre u vunë në pranga, ndërkohë që vijojnë kontrollet për të goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme.
Top Channel