Zyrtare/ Benfica firmos me Fernandez deri në 2029-ën, mbrojtësi largohet nga United

27/05/2024 10:25

Benfica zyrtarizon afrimin më të ri në skuadër.

Klubi portugez ka blerë kartonin e mbrojtësit 21-vjeçar, Alvaro Fernandez nga Manchester United.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Benfica përmes rrjeteve sociale, ku bën të ditur se pas përfundimit të huazimit ka aktivizuar opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit të mbrojtësit spanjoll.

21-vjeçari, autor i një goli dhe një asistimi në 14 ndeshje me klubin portugez, largohet përgjithmonë nga Manchester United dhe firmos me Benfica-n deri në 2029-ën./Super Sport

Top Channel