Vllaznia nis merkaton në hyrje, firmos me ish-lojtarin e Erzenit

27/05/2024 15:57

Vllaznia e mbylli sezonin me një objektiv minimal, pjesëmarrjen në Conference League. Klubi shkodran pritet të bëjë ndryshime të mëdha gjatë merkatos së verës, për të qenë pretendente për trofetë madhorë.

Drejtuesit kuqeblu kanë nisur që tani punën për t’i vënë në dispozicion trajnerit Brdaric dhe stafit të tij lojtarët e duhur për objektivat sezonalë.

Sot, presidenti Alban Xhaferri ka firmosur këtë të hënë me ish-futbollistin e Erzenit, Amir Kahrimanoviç. Më poshtë, njoftimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se nga sot pjesë e saj do të jetë edhe futbollisti Amir Kahrimanoviç. Drejtuesit e klubit kanë rënë dakord dhe më pas është firmosur një kontratë njëvjeçare me mesfushorin- fantazist që në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Erzenit ku ka spikatur me performancën e tij.

Welcome Amir!/Super Sport 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA