“Si të jetoj?!”/ Humbi prindërit nga sulmi i rëndë rus në Ukrainë, 10-vjeçari bën rrëfimin tronditës: Pashë mamin tim të shtypur nga tavani

27/05/2024 22:21

Një 10-vjeçar, i cili humbi prindërit nga një sulm rus në Ukrainën lindore, ka bërë një rrëfim prekës dhe tronditës për ngjarjen.

Mykola Glushko fillimisht mendoi se ishte një ëndërr, shkruan CNN, teksa ka dëgjuar zhurmën e fortë të shpërthimit. Shtëpia e tij u hodh në erë, ndërsa nënë ndërroi jetë përpara syve të tij.

“Diçka ra. Mami po thoshte, emrin tim disa herë. Unë bërtita, ‘mami, unë jam gjallë. Pashë mamin tim të shtypur nga tavani. U përpoqa ta tërhiqja, por nuk munda. Mami rënkonte dhe tundte këmbët. Dhe unë bërtisja, ‘Nënë, nënë, është vetëm një ëndërr, një ëndërr e tmerrshme”.

Nëna i vdiq para syve të tij, ndërsa babi ndërroi jetë në një sulm të ndodhur më parë në atë zonë. Mykola iu dha një ilaç për ta qetësuar në spital dhe vëllai i tij erdhi për të shpjeguar se çfarë kishte ndodhur.

“Ai më tha se tani kemi mbetur vetëm unë dhe ai. Ai e përsëriti katër herë. Mundohesha të qetësoja veten, por edhe e urreja veten. Sepse nuk munda ta shpëtoja mamanë time”.

Ai dëshiron të qëndrojë në qytetin ushtarak të Pokrovsk për të kujdesur varret e prindërve të tij.

 “Unë do t’i vizitoj ata. Unë do të kërkoj falje që nuk mund t’i shpëtoj. Do t’i kërkoj falje babait tim që nuk munda të shpëtoja mamin”.

Ai tha se ëndrra e tij tani është ndryshe, t’u bëjë prindërve pyetje të rëndësishme.

“Çfarë duhet të bëj tani? Si të jetoj?! Një ëndërr tjetër është të hakmerret ndaj atij që ka lëshuar raketën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA