PSG gjen portier në Rusi, synohet 25-vjeçari i Krasnodar

27/05/2024 09:45

Keilor Navas do të lërë Parisin gjatë kësaj vere dhe në Francë janë hedhur në kërkim të një portierin të ri.

Donnarumma konsiderohet si zgjedhje e parë, por sheikët e PSG-së duan një alternativë me potencial. Së fundmi në media është publikuar dhe kandidati kryesor për t’u bashkuar me kampionët e Francës.

Bëhet fjalë për portierin e Krasnodar, Matvey Safonov. 25-vjeçari ka luajtur këtë edicion në 30 ndeshje në kampionat dhe konsiderohet një nga portierët më të mirë në Rusi.

Të gjithë karrierën e tij,  Safonov e ka zhvilluar tek Krasnodar, por interesimi i PSG-së natyrisht nuk mund të anashkalohet dhe vetë portieri është gati që të bëjë hapin e madh të karrierës.

25-vjeçari është grumbulluar dhe me kombëtaren e Rusisë, e një transferim në një skuadër që aktivizohet edhe në arenën ndërkombëtare do e ndihmonte të rritej akoma dhe më tepër. Topi është në anën e PSG-së që duhet të kënaqë drejtuesit e Krasnodar, pasi vështirë se do e lërë të lirë për një shumë modeste. /Supersport

Top Channel