Ministrja spanjolle quan sulmet izraelite në Rafah ‘krime të shëmtuara lufte’ (fotot)

27/05/2024 18:40
Palestineze shikojne demet e sulmit izrelit mbi tendat e OKB per te zhvendosurit me 27 maj 2024

Zëvendës-kryeministrja e Spanjës, Yolanda Diaz quajti sot sulmet e fundit të ushtrisë izraelite në Rafah “krime lufte”, shkruan e përditshmja turke Anadolu.

“Izraeli ka kryer përsëri një tjetër krim të shëmtuar lufte,” shkruante Diaz në rrjetet sociale, kryetare e partisë spanjolle Sumar, aleate e vogël e koalicionit qeveritar.

Diaz i referohej sulmit izraelit të natës së djeshme në Rafah, ku burimet mjekësore thanë se të paktën 35 njerëz u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën nga goditjet e ushtrisë në një kamp të zhvendosurish palestinezë.

Ministrja spanjolle, e cila nuk fliste si qëndrim zyrtar të qeverisë, i bënte thirrje kësaj të fundit të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

“Ne nuk mund të normalizojmë marrëdhëniet diplomatike me (Benjamin) Netanyahu,” shkruante ajo. “Ne duhet të tërheqim menjëherë ambasadorin tonë nga vendi.”

Diaz shtonte se Spanja duhet të mbështesë padinë e gjenocidit nga Afrika e Jugut në gjykatën e OKB për të siguruar embargon e armëve ndaj Izraelit.

Sot dhe ministri i jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares quajti sulmet e fundit në Rafah “ë papranueshme.”

Yolanda Diaz është dënuar më parë nga administrata izraelite pasi përdori javën e shkuar sloganin e kontestuar “Nga lumi deri te deti, Palestina do të jetë e lirë.”

Pas kritikave ajo qartësoi se me shprehjen kërkonte të thoshte se dëshironte dy shtete – Palestinën e Izraelin duke jetuar në paqe me njëri-tjetrin.

Por ministri i jashtëm izraelit Israel Katz e quajti “individ injorant, me urrejtje për Izraelin.”

Sulmet e Izraelit në Rafah janë dënuar nga shumë vende, teksa presidenti Emmanuel Macron tha se ishte “i shtangur”, ndërsa kryetari i komisionit afrikan i quajti “të tmerrshme.”/Anadolu/

FOTO GALERI
1/3
Diaz i referohej sulmit izraelit të natës së djeshme në Rafah, ku burimet mjekësore thanë se të paktën 35 njerëz u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën nga goditjet e ushtrisë në një kamp të zhvendosurish palestinezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA